Champions League

Prishtina mposht Folgoren dhe kalon në finalen e para-eliminatoreve

Prishtina ka triumfuar me rezultatin 0-2 përballë skuadrës nga San Marino, Folgora dhe është kualifikuar për në finalen e turit para-eliminator të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Kosovës janë përballur në gjysmëfinale me Folgorën, në “Elbasan Arena”, pasi organizimi i para-eliminatoreve të Champions Leagues i është besuar pikërisht Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas një pjese të parë në barazim pa gola, Prishtina zhbllokoi ndeshjen në minutën e 51-të me anë të mesfushorit Endrit Krasniqi, ndërsa llogaritë i mbylli Mendurim Hoti në minutën e parë shtesë.

Sfida tjetër gjysmëfinale ishte ajo mes Torshavn dhe Inter Esclades, që u zhvillua në “Niko Dovana” të Durrësit dhe u fitua me rezultatin minimal 0-1 nga skuadra nga Andorra.

Finalja mes Prishtinës dhe Inter Esclades është parashikuar për të premten e qershorit, pikërisht në “Elbasan Arena” dhe fituesja do të bëhet pjesë e turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency