Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina u falet penalltive dhe shkon në gjysmëfinale, Dukagjini eliminon Drenicën

Fundjavën e kaluar Prishtina pësoi humbjen e parë të vitit 2021, pasi u mposht nga Feronikeli në ndeshjen e kampionatit, por sot i ktheu reston skuadrës nga Drenasi, duke e eliminuar nga Kupa e Kosovës.

Pas një ndeshjeje të fortë dhe të luftuar shumë, me raste në të dyja anët dhe dëshirë të skajshme për të kaluar në mesin e katër skuadrave më të mira në këtë sezon, koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë u mbyllën në barazim pa gola dhe gjithçka u vendos në goditjen e 11-metërshave.

Aty më të suksesshëm ishin kryeqytetasit të cilët në fund shënuan fitore me rezultat të përgjithshëm 4-2. Jean Carrioca dhe Besmir Bojku dështuan nga pika e penalltisë, ndërsa te Prishtina gaboi vetëm Krasniqi, ndaj kryeqytetasit ia dolën të avancojnë më tej në gjysmëfinale.

Befasia ka qenë në sfidën tjetër çerekfinale, ku Dukagjini që militon në Ligën e Parë, mposhti Drenicën me rezultatin 1-0 dhe e eliminoi nga Kupa. Trajneri Bledar Devolli u shfaq mjaft i nervozuar dhe u ankua për disa vendime të arbitrit, teksa paralajmëroi edhe dorëheqjen pas ndeshjes, por tani mbetet të shihet nëse do ta pranojnë këtë drejtuesit e Drenicës.

Edhe këtu pati disa raste të mira shënimi, megjithatë mjaftoi një gol i Jeton Dushit, që i dha fitoren skuadrës që po drejtohet me mjaft sukses nga ish mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Armend Dallku.

Dukagjini ka një skuadër mjaft të mirë dhe me shumë gjasë që të rikthehet në Superligë, pasi aktualisht është e dyta në tabelë në Grupin A me 39 pikë, dy më pak se Malisheva, kurse Drenicën e pret punë shumë e vështirë për të shpëtuar pa u larguar për herë të parë nga elita e futbollit kosovar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...