Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Titulli për Prishtinën e Josës kalon nga Drenica, Llapi do konfirmimin ndaj Trepça ’89

Drenica–Prishtina pritet të jetë njëra ndër ndeshjet më interesante të javës së 24-t në Vala Superligën e Kosovës. Kjo është një përballje mese dy skuadrave me objektiva diametralisht të kundërta, me Drenicën që është në një zonë të rrezikshme dhe ende ka punë për të siguruar mbijetesën dhe FC Prishtinën që po kërkon ta rikthejë titullin në kryeqytet pas 5 viteve.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas rezultateve jo të mira në ndeshjen e fundit. Drenica humbi në Gjilan nga Drita dhe tashmë ka vetëm 2 pikë më shumë se Vëllazënimi, që është në zonën play-out. FC Prishtina nuk arriti ta mundë përsëri Trepçën ’89 dhe në këtë mënyrë i dha mundësi Dritës që t’i afrohet në vetëm 2 pikë.

Drenica dhe Prishtina sivjet janë përballur dy herë. Në ndeshjen e parë të luajtur në shtator të vitit të kaluar, në kuadër të javës së 4-t në Skënderaj, ndeshja ishte mbyllur barazim. Bozhoviç e kishte sjellë në epërsi skuadrën e tij në minutën e 83, derisa në minutën e tretë shtesë Genc Hamiti kishte barazuar për ta ndalë një pikë në shtëpi.

Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave u luajt në nëntor të vitit të kaluar, me ndeshjen e javës së 15, ku Drenica arriti fitore të madhe, duke triumfuar në udhëtim 0:2, me golat e Abazit dhe Hamitit. Tradicionalisht Prishtina gjithmonë ka pasur probleme me Drenicën, sidomos në Skenderaj dhe kështu pritet të jetë edhe të shtunën.

Drenica ka nevojë për pikë përndryshe mund të përfundojë shpejt në zonën barazh. Një ndeshje shumë e rëndësishme edhe për bardhekaltërit e Josës të cilët pas barazimit me Trepçën ’89 nuk guxon të gabojë përsëri, pasi që në të kundërtën që në këtë javë mund ta humbin primatin nëse Drita fiton në Gjakovë.

Po sot në orën 14:00, do të zbresë në fushë edhe Llapi i Podujevës, ku do të përballet në shtëpi me Trepçën ’89. Të dy skuadrat janë përballur më 14 Shkurt, në sfidën e Digitalb Kupës, dhe llapjanët kanë triumfuar me rezultatin 0-2. Edhe në këtë sfidë, skuadra e Tahir Batatinës do të kërkojë 3 pikët, pasi u rikthye te fitorja në mesjavë, me triumfin ndaj Vllaznisë së Pozheratin, 2-0.

Drenica – Prishtina luhet të shtunën në orën 14:00 dhe transmetohet direkt në Supersport dhe Supersport Kosova.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...