Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina zgjohet në pjesën e dytë, mposht Dukagjinin dhe parakalon Gjilanin

Mendohej e lehtë për Prishtinën dhe në fakt e tillë rezultoi përballja e bardhekaltërve ndaj Dukagjinit në “Fadil Vokrri”, në kuadër të javës së 25-të të IPKO Superligës së Kosovës. Kryeqytetasit, të drejtuar nga Armend Dallku, vuajtën disi në pjesën e parë, që u mbyll në ekuilibër, 1-1.

Otto John zhbllokoi takimin në minutën e 30-të, por për befasinë e të gjithëve miqtë barazuan me Merlakun pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Ahmed Januzi riktheu qetësinë të vendasit në minutën e 68-të, më pas shënuan me radhë Korenica (85’) dhe Uka (88’).

Me këtë fitore Prishtina u rikthye shumë shpejt në vend të dytë, me 50 pikë, dy më pak se Drita e dy më shumë se Gjilani.

Ndërsa Dukagjini mbetet i fundit me vetëm 10 pikë nga 25 ndeshje.

Gjilani bën detyrën ndaj Vushtrrisë, Flamurtari befason Drenicën

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...