Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Prishtina zhgënjen në sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Gjibraltar

Prishtina hodhi një hap fals në sfidën e parë paraeliminatore të Ligës së Europës, përballë skuadrës St. Joseph nga Gjibraltari, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit të Kosovës.

Të besuarit e Mirel Josës arritën të kalojnë të parët në avantazh, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 28’ me anë të një 11-metërshi të ekzekutuar saktësisht nga mbrojtësi veteran Armend Dallku.

Megjithatë reagimi i miqve ishte i menjëhershëm, pasi vetëm 3 minuta më vonë ishte sulmuesi Juanfri, që shënoi në portën e Visar Bekajt, duke barazuar, ndërsa më pas rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Natyrisht që ky barazim ishte zhgënjyes për Prishtinën, që shihej dukshëm favorite në këtë takim, por tashmë kryeqytetasit e Kosovës do të mund të tentojnë kualifikimin për në eliminatoret e Europa Leagues, në sfidën e kthimit më 2 korrik, në Gjibraltar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...