Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pritej Bellingham, por kryefjala në stërvitjen e Real Madrid është turku Arda

El centrocampista turco Arda Güler (c), nuevo futbolista del Real Madrid, y el defensa Álvaro Odriozola (i) participan en la primera sesión del equipo en la ciudad deportiva de Valdebebas, en Madrid, este lunes, en el inicio de la pretemporada del conjunto blanco. EFE/Realmadrid.com/ Víctor Carretero

Jude Belligham mund të konsiderohet pa frikë si goditja më e bujshme në këtë merkato verore, me mesfushorin që u transferua për diçka më shumë se 100 milionë euro nga Borussia Dortmund te real Madrid. Lojtari i kombëtares së Anglisë u prit si një yll i vërtetë në Bernabeu, por këto ditë të parë duket se skenën ia ka rrëmbyer një që pak pritej. Fjala është për Arda Guler, talentin turk për të cilin madrilenët investuan 20 milionë euro për ta transferuar nga Fenerbahce.

Në prezantimin e tij të parë, 18-vjeçari u shpreh se kishte shkuar te Real Madrid me synimin për të luajtur në formacion dhe as që e çonte ndëmend huazimin diku tjetër. Dhe, në stërvitje po bën maksimumin për të fituar vëmendjen e trajnerit Carlo Ancelotti teksa aktualisht ka fituar respektin e shokëve të skuadrës. Arda tregon çdo ditë grimca të talentit dhe në këtë formë ka lënë mënjanë disi edhe yllin e madh, Bellingham.

Madje, në rrjetet sociale të madrilenëve, tifozët janë shumë më tepër kurioz për të ndjekur fenomenin turk se Belligham, të cilin e krahasojnë me Mesut Ozil. Kështu, aventura me Realin ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Arda Guler, por që sigurisht do t’i duhet shumë punë që cilësitë e shfaqura në stërvitjet e para me kryeqytetasit t’i vendosë në zbatim edhe në ndeshjet e rëndësishme të sezonit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...