Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Priten katër biletat e radhës në Conference League, njihuni me ekipet e kualifikuara

Cluj, Gent, Basel dhe Slovan Bratislava janë katër ekipet e radhës që kualifikohen në Conference League. Rumunët vazhdojnë rrugëtimin europian falë fitores 1-0 ndaj Ballkanit, ndërkohë që dueli Slavia Prague-Sivasspor përfundoi 1-1. Sivasspori si vend i parë u kualifikua në raundin e 1/8-ve, ndërkohë që Cluj e vijon aventurën në raundin e 1/16-ve.

Festë edhe te Genti. Skuadra belge fitoi 4-0 “finalen” ndaj Moldes dhe e mbylli grupin F në vendin e dytë me 8 pikë, ndërkohë që Djurgardeni kryesues e mbylli me triumfin 1-0 ndaj Shamrock Rovers. Në grupin E, AZ Alkmaar mposhti 2-1 Dnipron dhe siguroi vendin e parë me 5 pikë mbi ukrainasit.

 

Përballja tjetër, ajo mes Apollonit dhe Vaduzit u mbyll 1-0 për ekipin qipriot. Festojnë edhe Slovan Bratislava dhe Baseli, që fituan “finalet” në transfertë ndaj Zalgiris dhe Pyunik me rezultatin 1-2, duke siguruar në takimet e fundit kualifikimin. Sllovakët e mbyllën në vendin e parë, Baseli i dyti.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...