Borussia Dortmund vazhdon të duelojë me Bayern Munchen për fitimin e titullit kampion në Gjermani. Verdhezinjtë mposhtën 5-2 M’Gladbach.
Sulmuesi i skuadrës së Edin Terzic ndodhet në formë fantastike, pasi në dy takimet e fundit djemtë e tij kanë shënuar 11 gola.
Bayerni kryeson me një pikë më shumë kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje. Trajneri kroat i Dortmundit beson te parakalimi dhe fitimi i Bundesligës.
“Kjo fitore tregon se ne besojmë deri në fund. Do të vazhdojmë të ndjekim Bayernin deri në ‘frymën’ e fundit. Kemi edhe dy ndeshje të tjera.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Të shohim si do të mbyllet kampionati, por ne nuk jemi dorëzuar akoma. Nëse Bayerni do të rrisë marshin drejt titullit, njësoj do të bëjmë edhe ne”, deklaroi Terzic.
Dortmundi luan javën e ardhshme në transfertë ndaj Augsburgut dhe mbyll sezonin në “Signal Iduna Park” përballë Mainzit.
Ndërkohë, skuadra e Tuchel pret Leipzigun, sfidë ku tifozët e Dortmundit shpresojnë që Bayerni të ndalet. Në fund transferta kundër Kolnit.
Verdhezinjtë kanë fituar tetë herë titullin kampion në Gjermani. Për herë të fundit në sezonin 2011/2012, kur në stol ishte Jurgen Klopp.
Incredible support as always!pic.twitter.com/N9IPCL9HIR
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 13, 2023
