Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pritet rikuperimi i Likës dhe Krymit, Vllaznia në heshtje para Skënderbeut

Vllaznia zgjedh të përgatisë në heshtje sfidën e kësaj fundjave me Skënderbeun. Dozat euforike që natyrshëm mund të jenë shfaqur në skuadër pas barazimit në fushën e Kukësit kampion, kanë bërë që stafi teknik i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka të vendosin heshtje për shtyp përpara ndeshjes.

Një mënyrë për të bërë të mundur që lojtarët të përqendrohet vetëm te përgatitjet, të cilat vazhdojnë me intensitet maksimal, si në stërvitje, ashtu edhe në përgatitjen taktike me analizat e kundërshtarëve.

Vllaznia kërkon fitoren e parë në këtë sezon përballë publikut të saj, megjithatë në Shkodër janë të vetëdijshëm për forcën e rivalëve dhe mbi të gjitha për formën e jashtëzakonshme që ekipi i Dajës po kalon në kampionat, pavarësisht angazhimit në grupet e Europa League.

Për të bërë të mundur që të gjithë emrat e rëndësishëm të Vllaznisë të jenë në fushën e lojës, stafi mjekësor po punon për rikuperimin në kohë të kapitenit Gilman Lika dhe të mesfushorit Ardit Krymit që kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shanset për rezultat pozitiv përballë korçarëve do të rriteshin nëse trajneri Gjoka do të ketë në dispozicion grupin e plot të futbollistëve, me kuqeblutë që synojnë ti largohen zonës së rënies nga kategoria.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...