Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, Juventus-Milan rikthen magjinë e futbollit italian, “live” në SuperSport

Pas pak më shumë se tre muajsh rikthehet më në fund futbolli në Itali. Gjithçka rinis këtë të premte (12 qershor) me gjysmëfinalen e parë të kthimit të Kupës së Italisë Juventus-Milan, ora 21:00. Si për koincidencë, janë dy emra sugjestionues që rikthejnë emocionet e pazëvendësueshme të një futbolli që përtej Adriatikut u ndal më 9 mars.

Për shkak të pandemisë COVID-19, futbolli nuk do të jetë më si më parë, të paktën përkohësisht. Trajnerët do të kenë mundësi të bëjnë pesë zëvendësime, me maksimumi tri ndërprerje gjatë 90 minutave. Futbollistëve, që mund të shfaqin probleme të shumta fizike për shkak të ndërprerjes së gjatë, do t’u kursehet koha shtesë (dy pjesë nga 15 minuta) dhe në rast të një rezultati identik me atë të ndeshjes së parë, do të shkohet direkt te penalltitë.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi barazim 1-1. Kuqezinjtë ishin shumë pranë suksesit, pas golit të shënuar nga Rebic, por në minutën e parë shtesë CR7 shënoi nga pika e bardhë, duke u dhënë një epërsi jo të vogël bardhezinjve në këtë sfidë të kthimit. Si do të rreshtohen ekipet në “Allianz Stadium”?

Edhe pse e ka thënë disa herë se Cristiano-Dybala nuk e kanë të lehtë të luajnë njëkohësish, për shkak të dallimit në lojën e tyre, Sarri pritet t’i hedhë në fushë titullarë ndaj Milanit, bashkë me Douglas Costan, duke formuar një tredhëmbësh të frikshëm.

Në kampin tjetër, Rebic, do të marrë mbi shpatulla peshën e sulmit në rreshtimin 4-2-3-1 (duke parë mungesën e Ibras?).

Sa i përket temës së trajnerëve, si për Sarrin ashti edhe Piolin e ardhmja mbetet e paqartë. Sidomos për trajnerin kuqezi eliminimi do ta afronte me një divorc të pashmangshëm, në të kundër, drejtuesit do të viheshin në dilemë e në varësi të mbylljes së sezonit, mund ta konfirmojnë, pavarërisht se hija e Rangnik e përndjek prej muajsh.

Formacionet e mundshme:

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...