Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Probleme me gjurin, Pogba tremb Juventusin në stërvitje

Paul Pogba vendosi të rikthehej tek Juventus pas gjashtë viteve duke qenë se aventura te Manchester United nuk përmbushi pritshmëritë e francezit. Në këtë formë, mesfushori ka “përqafuar” sërish popullin bardhezi i cili e vlerëson dhe i beson në maksimum.

Por, së fundmi, Pogba ka vendosur në alarm trajnerin Massimiliano Allegri dhe stafin mjekësor të bardhezinjve duke qenë se gjatë stërvitjes së fundit në Amerikë ka ndjerë dhimbje në gju. 29-vjeçari u largua nga stërvitja duke çaluar dhe nën shoqërinë e mjekëve, megjithatë Pogba siguron se nuk bëhet fjalë për diçka të rëndë ndërsa pa panik e trajtoi këtë situatë trajneri Allegri, po ashtu edhe zëvendëspresidenti, Pavel Nedved.

Gjithsesi, situata e francezit është në monitorim ndërsa mesfushorit do t’i duhen disa ditë pushim para se të rikthehet e të marrë ngarkesë të plotë në seancat stërvitore. Kujtojmë se më datë 27 korrik, Juventus ka në program një miqësore me Barcelonën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...