Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Probleme me nxehtësinë në motor, Leclerc: Dhemb shumë, nuk mund të gabojmë sërish!

Ferrari's Monegasque driver Charles Leclerc celebrates after claiming pole position in the qualifying session for the Formula One Azerbaijan Grand Prix at the Baku City Circuit in Baku on June 11, 2022.,Image: 698891939, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: HAMAD I MOHAMMED / AFP / Profimedia

Charles Leclerc ishte në kryesimin e Çmimit të Madh të Baku, mirëpo një e papritur në motor teksa ishte regjistruar xhiro e 20-të, ktheu përbys planet e pilotit monegask dhe skuderisë Ferrari.

Tymi që pushtoi pjesën e pasme të kokëkuqjes ia bëri të pamundur vazhdimin e garës Leclerc, i cili u detyrua të tërhiqej dhe të dilte pa pikë duke humbur terren në garën për titullin kampion me Max Verstappen teksa holandezi përfitoi në maksimum dhe ia doli të fitonte garën. Pas garës, Leclerc u shfaq i zhgënjyer ndërsa shtoi gabime të tilla nuk mund të përsëriten.

“Jam shumë i irrituar, nuk u nisëm mirë po gjatë garës lëvizëm mirë sa i takon momentit për t’u futur në bokse. Më pas morëm edhe kryesimin e garës dhe po menaxhoja mirë gomat. Mendoj se mund t’i shkoja garës deri në fund me ato goma, por sërish dolëm pa pikë dhe sigurisht që diçka e tillë dhemb shumë. Duhet të marrim masa me patjetër pasi diçka e tillë nuk mund të përsëritet sërish”, u shpreh Leclerc.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...