Divock Origi humbi ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Sampdorias pas një shqetësimi fizik. Nga Italia raportohet se ai nuk do të jetë në dispozicion kundër Napolit.
Ndonëse lojtari ka kohë që është rikuperuar nga dëmtimi i marrë me Liverpoolin para finales së Champions League dhe ka një muaj që stërvitet me grupin, ai herë pas here ankohet për forcimin e tendinës.
Duke pasur parasysh pushimin që do jetë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Origi do të dërgohet në Belgjikë ku do të zhvillojë stërvitje specifike dhe do të jetë nën kujdesin e mjekëve të Kombëtares, të njëjtët me të cilët kishte nisur procesin e rikuperimit pas dëmtimit pranverën e kaluar.
Divock do të qëndrojë në Belgjikë për një periudhë koke rreptësisht të nevojshme për të kaluar problem që ka.
Ndërsa nga mediet ndërkombëtare është bërë me dije se ishi i Liverpool konsiderohet si afrimi më i dështuar në Seria A.
