Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Probleme muskulore për Biglian, ja kur rikthehet në fushë

Fitorja emocionuese në minutat shtesë riktheu entuziazmin dhe i dha 3 pikë Milanit në Serie A, por ndoshta nuk do të mjaftojë për të larguar disi fantazmat.

Në një mbrëmje që korrespondoi edhe me festën e “shtrigave” (Halloween), skuadra kuqezi u imponua 2-1 ndaj Genoas, por gjithsesi me një faturë të kripur që shkon te lista e të dëmtuarve.

Milani iu bashkua Lazios në vendin e 4-t në renditjen e kampionatit italian, por humbi mesfushorin me shumë ndikim Lucas Biglia për të paktën një muaj. Trajneri Gattuso do të duhet të bëjë llogaritë pa futbollistin argjentinas, me këtë të fundit që pësoi një problem muskulor në pulpën e djathtë.

Lucas Biglia nuk do të mund të jetë në dispozicion për superndeshjen ndaj Juventusit, më 11 nëntor, e rikthimi në fushë do të jetë pas pushimit në favor të kombëtareve.

Kështu, Milani privohet nga një tjetër lojtar, pas dëmtimit të rëndë të Caldarës, që mbylli sezonin para kohe pas problemeve me tendinën. Ndërkohë, në “bokse” mbetet edhe Calabria, për dëmtimin në kavilje, ndërsa për ndeshjen ndaj Udineses do të rikuperohet Bonaventura.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...