Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Probleme muskulore për Haaland, njoftim nga klubi i Dortmund: Shpresojmë të kthehet shpejt!

Telashe në horizont për Erling Haaland, teksa norvegjezi i Borussia Dortmund vuan nga një problem muskulor. Së fundmi, edhe klubi gjerman ka dalë me një njoftim mbi gjendjen e sulmuesit teksa theksohet se futbollisti i është nënshtruar vizitave mjekësore të cilat evidentuan problemet muskulore ndërsa nuk bëhet e ditur koha e rikuperimit.

Kjo sepse gjendja e Haaland duhet ndjekur ditë pas dite, ndërsa analizat do të vazhdojnë për të sqaruar të gjithë situatën e 21-vjeçarit.

Problemi i Haaland ka ardhur në ndeshjen me Hoffenheim teksa u zëvendësua në minutën e 63, ndërsa këtë sezon lojtari është shoqëruar nga problemet me dëmtimet duke humbur disa takime. Megjithatë, pavarësisht problemeve, Haaland ia ka dalë të shënojë 16 gola në Bundesligë duke qenë vendimtar në shumë sfida të verdhezinjve.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...