Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Probleme në gjurin e djathtë, Juventus humbet sulmuesin

Një sezon me telashe të pafundme po rezulton ky aktuali për Moise Kean. Sulmuesi i Juventus ka ndjerë shqetësime në gjurin e djathtë pas ndeshjes me Torinon teksa analizat tregojnë se italiani duhet të qëndrojë pushim për disa ditë.

Në këtë formë, pritet që Kean të humbasë minimalisht ndeshjen e radhës në kampionat atë kundër Cagliarit në transfertë, edhe pse pritet komunikimi zyrtar nga ana e klubit. 24-vjeçari kaloi një dëmtim të rëndë në këmbë fundin e vitit të shkuar duke qëndruar jashtë fushave nga dhjetori deri në mars.

Lexo edhe: 

Tashmë, Kean detyrohet të “pushojë” sërish teksa në këtë sezon, sulmuesi në 18 ndeshje ku është aktivizuar me bardhezinjtë, nuk ia ka dalë ende të shënojë golin e parë sezonal duke e konfirmuar kështu si një sezon totalisht të dështuar në aspektin personal.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...