Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Probleme për Kukësin, 6 mungesa per ndeshjen me Teutën

Festimet e impiantit të ri, kanë përfunduar me Kukësin që i duhet të mendojë të rikthehet sa më shpejt te fitorja për t’ju përgjigjur edhe në fushë investimit madhor me një kualifikim në kompeticionet europiane, që përveç suksesit sportiv mund të garantojë edhe të ardhura të nevojshme për të ndërtuar një skuadër fituese për sezonin e ardhshëm.

Vetëm 1 fitore në 10 ndeshjet e fundit, është një statistikë që lëndon për formacionin e Diego Longos, që po vuan në pjesën finale të këtij edicioni që e kishte nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani oreksi i ndjekësve në klasifikim është rritur ndjeshëm, me Partizanin, Vllazninë e madje dhe Kastriotin që në javët e mbetura mund të kërcënojnë dhe “verilindorëve” ju duhet të rikthehen sa më shpejt të 3 pikët për të mos kompromentuar sezonin. Fundjava e ardhshme i shikon të impenjuar në transfertën me Teutën, një sfidë që për teknikun italian Longo sjell dhimbje koke ekstra për sa i përket formacionit.

Barazimi me Laçin në sfidën debutuese në shtëpinë e re ka pasur një bilanc të rëndë për Kukësin, kjo pasi janë ndëshkuar me kartonë të verdhë Bruno Lulaj, Shqipërim Taipi dhe Vitor Feiao, (12′, 31′, 53′) me të tre futbollistët që në këtë mënyrë kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në sfidën me Teutën. Një telash më shumë për trajnerin në një përballje të rëndësishme duke qenë se trajnerit i duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat e Shkurtaj dhe Puntus që janë të dëmtuar, ndërkohë që edhe portieri Tafas e ka mbyllur prej disa javësh sezonin.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...