Probleme te Napoli në prag të nisjes së sezonit të ri në Serie A, që do të transmetohet ekskluzivisht në SuperSport/DigitAlb.
Kampionët e Italisë e nisin mbrojtjen e titullit të shtunën në transfertë kundër Frosinones. Takim që do të transmetohet në SuperSport 3 (18:30).
Trajneri Rudi Garcia ka marrë një lajm të keq përpara debutimit të tij në pankinën e skuadrës së Napolit.
Lexo edhe:
- Çekiçi prezantohet në skuadrën e re, firmos me klubin ambicioz turk
- Arabia Saudite spostohet në Europë? Përfaqësuesja do të luajë dy ndeshje miqësore në Angli
- Mesfushori Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi
- VIDEO/ Penalltia më e çuditshme ndonjëherë, topi përplaset në traversë dhe “rikthehet” në portë
“Ylli” i skuadrës, Kvicha Kvaratskhelia ka humbur ndeshjen me Frosinonen si pasojë e problemeve muskulore.
Trajneri Garcia nuk dëshiron të rrezikojë sulmuesin gjeorgjian, i cili pritet të rikthehet për sfidën e dytë të kampionatit.
Atë përballë Sassuolos së Nedim Bajramit, e programuar të zhvillohet në “Diego Maradona” në datën 27 gusht.
