Yunus Musah do të duhet të shtyjë debutimin e tij në ndeshjet zyrtare me fanellën e Milanit.
Mesfushori amerikan nuk do mund të luajë në ndeshjen e parë të Seria A, që Milan e luan të hënën në tranfertën ndaj Bologna-s, në orën 20:45, për shkak të kartonit të kuq të marrë në minutat e fundit të javës në fundit të kampionatit spanjoll.
Lexo edhe:
- Juventus interesohet për Donnarumma-n, PSG-ja e hapur për një ofertë të mirë
- Zyrtare/ Kukësi përforcon skuadrën, firmos për dy sezone me ish-mbrojtësin e Korabit
- Seria A rikthehet në Digitalb, sezoni i ri 2023-2024 me ofertë të plotë televizive
- VIDEO/ Vojvoda realizon super gol dhe ndihmon Torinon të kalojë në raundin tjetër të Kupës së Italisë
Musah u ndëshkua në minutën e 81’ të ndeshjes së Valencias ndaj Betis-it, që u mbyll në fund me barazimin 1-1.
Për këtë arsye Musah nuk do mund të jetë pjesë e skuadrës së Milanit për javën e parë të kampionatit italian, kështu do duhet ta shtyjë debutimin e tij në Serie A.
Ndërkohë duke nisur nga 19 gushti të gjitha ndeshjet e Serie A do të mund t’i ndiqni në Digitalb/SuperSport.
