Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Problemet e Partizanit, rinovimi dhe ofertat nga klube të tjera, Hoxha rrëfehet në “Gol pas Goli”

Kapiteni i Partizanit Alban Hoxha ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku foli për fitoren me Laçin, problematikat në klubin e kuq dhe mbi të gjitha çështjen e kontratës së tij me kryeqytetasit.

Më në fund e thyet edhe tabunë “Air Albania”…
Fillimisht në emër të ekipit, dua t’i shpreh ngushëllime Olsi Ranxhit, që ka humbur babanë. Në këtë stadium kemi pasur probleme, pasi Kemi bërë ndeshje të mira, por fati nuk ka qenë me ne.

Sa ju ndihmuan përballjet me Luftëtarin e Flamurtarin për të dalë nga kriza e rezultateve?
Në futboll duhet të kesh 1-2 ndeshje të lehta që të rregullosh anën psikologjike. U rritëm moralisht, ndaj erdhi ndeshja sot që ishte e rëndësishme për ne dhe e fituam.

Në pjesën e dytë vuajtët shumë…
Gjatë gjithë kampionatit kemi pasur problemin që e lëshojmë ndeshjen. Shthuremi gjatë lojës dhe e humbim kontrollin. Kemi pësuar gola që nuk duhet t’i pësonim, ndaj duhet ta punojmë këtë pjesë që mos na ndodhë në ndeshjet në vazhdim. Në 7 vjet që unë kam këtu, kemi pasur një mënyrë loje, mbronim mirë dhe kemi pasur kundërsulmin shumë të rrezikshme. Këtë duhet të aplikojmë. Ekipet kanë vështirësi të shënojnë, e rëndësishme është të mos pësosh. Minutat e para e filluam në sulm, duke parë edhe vapën, filluam po mbroheshim mbrapa dhe të shfrytëzonim kundërsulmet.

A keni rinovuar kontratën me Partizanin?
Unë jam akoma nën kontratë deri në fund të kampionatit. Akoma nuk kam rinovuar, por jemi në bisedime.

Është folur për kontakte me Shkëndijën e Tetovës…
Jam kontaktuar mnga shumë klube, por nuk do të them asnjë emër tani, pasi nuk është koha e duhur.

U ndryshuan kaq shumë lojtarë verën e kaluar, por performanca e skuadrës erdhi në rënie. Si e shpjegoni?
Nuk është Partizani që ka qenë vitin e kaluar. Shpenzimet janë bërë dhe u morën lojtarë që në fillim u mendua që do të ishin shpëtimtarë. U morën Broën, Boldor, Solomon, etj., pasi klubi shpenzoi, megjithatë nuk doli ashtu siç pritej. Futbolli prandaj është i paparashikueshëm, sepse vjet e nisëm shumë modestisht dhe nuk fliste njeri për titull kampion, por fati na mori ndryshe. Kurse këtë vit na mori ndryshe. Në 7 vjet, hiq vitin me Iulianon, ky është viti i dytë më i dobët për Partizanin. Mund të fus shumë faktorë, por të bëjmë analizë, por shpresoj që të kapim kupat e Europës dhe diçka të ndryshojë.

Dejvi Muka u ka ftuar publikisht t’i bashkoheni Tiranës. A keni një përgjigje për të?
Nuk mund të përgjigjem për interesimin e Tiranës. Para 3 javësh u tha e u stërthanë shumë gjëra, pasi njerëzit i marrin llafet e kafeneve dhe i transformojnë. Të përqendrohemi te ndeshjet, kjo është e rëndësishme.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...