Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Problemet ekonomike, vetëm 5 “të paprekshëm” te Barça!

E përditshmja katalanase “Sport” zbulon listën e futbollistëve që konsiderohen të pashitshëm te Barça. Lista në fakt nuk është shumë e gjatë, e madje përmban vetëm pesë emra: Pedri, Gavi, Lewandowski, Araujo dhe Kounde.

Aktualisht objektivi i klubit mbetet zgjidhja e problemit të trashëguar të zërit të pagave, në verën e vitit 2024, kur lojtarë të rëndësishëm apo veteranë përfundojnë kontratat e tyre.

Kontrata  Busquets skadon në verë dhe ajo e Jordi Albas në 2024, për të reduktuar zërin e pagave duhen negociuar kontrata të reja, duke kërkuar njëkohësisht të ardhura me shitje të rëndësishme.

Pedri dhe Gavi janë e tashmja dhe e ardhmja e klubit. Askush në klub nuk planifikon largimin e tyre edhe pse të dy kanë rinovuar deri në 2026.

Të mbërriturit e fundit nga merkato, Kounde dhe Lewandwski, kanë sjellë një rritje cilësore shumë të rëndësihme për skuadrën dhe konsiderohen nga Barça si lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për Araujon, që po shfaq një nivel të jashtëzakonshëm dhe është kthyer në një lojtar jetik për ekipin.

Lexo edhe:

Duke lënë mënjanë të paprekshimit, ka dyshime në lidhje me lojtarë të rëndësishëm për Xavin, si De Jong apo Ter Stegen.

Jordi Alba mund të marrë një kontratë të re me ulje, teksa drejtuesit kanë negociuar një kontratë të re edhe me Sergi Roberton dhe mund ta bëjnë edhe me Busquets nëse kapiteni vendos të qëndrojë një vit më tepër, por natyrisht me ulje page.

Klubi është i ndërgjegjshëm se do t’i duhet të lejojë largimin e ndonjë futbollisti me peshë për të respektuar kufirin e lejuar të zërit të pagave.

Duke përjashtuar pesë lojtarët e përmendur, të gjithë të tjerët konsiderohen të shitshëm nëse klubi mund të përfitojë ndonjë shumë të rëndësishme.

Ansu Fati i cili konfirmoi dëshirën e tij për të vazhduar për shumë vite te Barça, është një ndër lojtarët me më tepër famë në merkato.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Champions League

Skandal me gjyqtarin Szymon Marciniak, i caktuar për të drejtuar finalen e Champions League mes Manchester City-t dhe Interit, që do të luhet më...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...