Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Problemet fizike e “tradhtojnë” sërish, Nadal e mbyll me dramë në Australian Open

Rafael Nadal është jashtë Australian Open teksa tenisti spanjoll, kampioni në fuqi i turneut të parë Grand Slam për vitin 2023, u dorëzua ndaj amerikanit McDonald që fitoi me shifrat 0-3 (4-6, 4-6, 5-7). Në fakt, sfida rezultoi një “fushë me lule” për McDonald që teksa ishte në udhëheqje të setit të parë, ishte dëshmitar se si Rafa pësoi një dëmtim në hije.

Dhimbjet ishin të mëdha për 36-vjeçarin, i cili pasi mori ndihmën e parë nga stafi mjekësor, u rikthye për të vijuar sfidën dhe duke e përfunduar atë, por ishte e qartë se për Nadal ishte e pamundur pasi nuk mundej të vraponte dhe të shërbente normalisht.

Sakaq, disfata merr përmasa edhe më të mëdha me tenistin nga Mallorca që tashmë do t’i duhet të “braktisë” numrin dy në botë ndërsa “rrëshket” në vendin e gjashtë të renditjes botërore. Tashmë, mbetet për t’u parë në vijim shkalla e dëmtimit dhe nëse Nadal do të detyrohet të heqë dorë nga turneu i Dubait që starton më datë 27 shkurt, një event në të cilin e kishte parashikuar të merrte pjesë për herë të parë pas plot 15 vitesh.

Gjithsesi, objektivi i vërtetë për Nadal mbetet Roland Garros, turneu i tij i preferuar. Në tokën franceze, spanjolli ia ka dalë të fitojë plot 14 tituj Grand Slam dhe do të tentojë sërish triumfin nga data 28 maj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...