Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Problemet fizike të Myrto Uzunit, Granada njofton tifozët

Myrto Uzuni është ndalur në momentin e tij më të mirë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, po paraqitet shumë mirë këtë sezon me Granadën në Segunda Division.

27-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit me 12 gola, por disa probleme fizike kanë ndikuar që të mos stërvitet me ekipin në ditët e fundit.

Uzuni mungoi në takimin e fundjavës përballë Levantes. Me anë të një komunikate zyrtare, Granada sqaron gjendjen fizike të futbollistit nga Berati.

Analizat mjekësore konfirmojnë se Uzuni ka pësuar një tërheqje në kofshën e majtë”, shkruan klubi iberik. Ditët e ardhshme do të përcaktojnë më saktë kohën e rikuperimit.

Në Spanjë klubet e kanë të palejueshme të bëjnë publike kohën që do të qëndrojë larg fushave të blerta një futbollist i dëmtuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...