Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Problemet me zemrën, Davies zbulon gjendjen e tij

Alphonso Davies këmbëngul se ai është “mirë”, por mbetet e paqartë se kur mbrojtësi i Bayernit do të kthehet në fushë.

Që kur u diagnostikua me miokardit të butë, një sëmundje inflamatore e zemrës, pas infektimit me Covid-19, Alphonso Davies ka humbur pesë javë kampionat.

Duke folur për “Bild” të mërkurën në mbrëmje, mbrojtësi i majtë i Bayern Munchen insistoi se ai po bëhet mirë, por nuk vendosi një afat kohor për kthimin e tij.

“Nuk ndjej asnjë dhimbje, jam mirë. Por nuk e di se kur do të jem në gjendje të kthehem në fushë”,-tha Davies.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann së fundmi dha një përditësim inkurajues për lojtarin, duke thënë se “skenari i rastit më të mirë duket se ka ndodhur, për sa i përket procesit të shërimit”.

“Do të marrë ende pak kohë, por shenjat e rrezikut rreth gjendjes së tij të zemrës sigurisht që janë zhdukur. Ai ka një tjetër takim me mjekët pas dy javësh,”-shpjegoi trajneri i Bayern pas humbjes 4-2 javën e kaluar kundër Bochum.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...