Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Procesi ndaj ish-presidentit të Barçës, Rosell rrezikon 11 vite burg

Former Barcelona soccer club president Sandro Rosell appears in court for money laundering charges, at the High Court in Madrid, Spain February 25, 2019. Fernando Villar/Pool via REUTERS

Në Gjykatën Kombëtare në Madrid ka nisur procesi gjyqësor ndaj Sandro Rosell. Ish-presidenti i Barcelonës, bashkëshortja e tij dhe 4 persona të tjerë akuzohen për “pastrim parash” nga të drejtat televizive dhe ato të sponsorizimit në Brazil.

Prokurorët kanë kërkuar një dënim me 11 vite burg dhe një gjobë prej 59 milionë eurosh, me familjen Rosell që rezulton se i ka marrë paratë nga ish-presidenti i Federatës braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira.

Sandro Rosell, që është në qelitë e paraburgimit që në maj të vitit 2017, ka jetuar dhe punuar më parë në Brazil, ku vendosi edhe kontaktet për biznesin e tij. Në qendër të hetimeve të kryera për Rosell ka qenë një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2006 nga Teixeira, me një kompani me seli në Ishujt Kajman, për të drejtat televizive të 24 ndeshjeve miqësore të përfaqësueses braziliane.

Teixeira dhe familja Rosell përfituan nga kjo kontratë 15 milionë euro, nga të cilat 6.6 milionë shkuan për llogari të Rosell e bashkëshortes së tij, ndërsa 8.4 milionë shkuan për Teixeirën, me këtë të fundit që u vu edhe nën hetimin e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për skandalin e korrupsionit në FIFA.

Po kështu, Rosell dyshohet se ka marrë në mënyrë të paligjshme edhe 5 milionë euro të tjera, si pjesë e kontratës së sponsorizimit të “Nike” me përfaqësuesen braziliane. Në vitin 2014, Rosell dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës, pas problemeve të shfaqura me transferimin e Neymarit nga Santos në “Camp Nou”. Mësohet se procesi gjyqësor ndaj Sandro Rosell në Spanjë pritet të zgjasë deri në fund të muajit mars.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...