Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Profesori vlerëson nxënësin: Arsenali përballohej tri vite më parë, tani jo

Arsenali po zhvillon një kampionat fantastik deri tani. Skuadra e Mikel Artetës kryeson Premier League me 37 pikë të grumbulluara në 14 javë, pesë më shumë se kampionët në fuqi të Manchester City.

Gunners rikthehen në fushë të hënën e 26 dhjetorit në një derbi londinez përballë West Ham, sfidë që do zhvillohet në “Emirates Stadium” dhe do transmetohet në SuperSport.

Trajneri i West Ham, David Moyes vlerësoi ekipin kundërshtar nëpërmjet një batute, teksa thuri elozhe edhe për homologun Mikel Arteta, i cili ndodhet në rrugën e duhur për të rikthyer titullin në klub pas 19 vitesh.

Mendoj se koha më e mirë për t’u përballur me Arsenalin ishte tri vite më parë… Qëkur Mikel mori drejtimin e skuadrës, ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, u shpreh skocezi, i cili e ka pasur futbollist Artetën gjatë kohës që drejtonte Evertonin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...