Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Profeti” Kylian Mbappe ka një mesazh…

Kylian Mbappé është kthyer në profetin e futbollit francez. Në një moshë fare të re sulmuesi i Paris Saint Germain po sjell revolucion në fushën e blertë, ishte protagonist i fitores së përfaqësueses franceze në Botërorin e Rusisë, ndërkohë që vlera e tij në merkato e kalon shifrën 200 milionë euro, duke e bërë atë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në botën e futbollit. Gjithsesi, referuar shifrave të çmendura dhe të pabalancuara që qarkullojnë sot në tregun sportiv, Mbappe mendon se në nivelet më të larta luhet me shifra të frikshme aq sa për shtresën e mesme të shoqërisë mund të quhen pa frikë të pahijshme.

Vij nga një familje modeste dhe këto shifra që qarkullojnë sot në botën e  futbollit do t’i quaja të pahijshme, por, në fund të fundit, ky është tregu, ky është një sistem i ndërtuar nga të tjerë, por që funksionon, ndaj unë nuk mund ta bëj revolucionin i vetëm. Bota e futbollit kështu funksionon, ndaj na mbetet ta pranojmë realitetin.”

Më pas Mbappe foli edhe për objektivat e tij, ku synimi parësor është të mbetet origjinal, duke mos u kthyer në kopjen e askujt.

Qëllimi im është të ruaj gjithnjë vetëvlerësimin, të mbetem ky që jam dhe të mos kthehem në kopjen e askujt. Në fund të fundit, në jetën e përditshme të gjithë ne duhet të ruajmë modestinë, të jemi të përulur, pasi kjo është rekuizita me e mirë për të të sjellë madhështinë.

Fenomeni francez ka një mesazh edhe për brezin e ri, që i kërkon të mos ndalet kurrë edhe kur përballet me vështirësi.

Mos reshtni kurrë së ëndërruari, mos u stepni nga ata që nuk besojnë tek ju, e rëndësishme është që të ruani besimin në vete, tek ëndrra juaj.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...