Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Progni nderon Gjilanin, Ballkani arrin Dritën në krye

Gerhard Progni vendimtar për Gjilanin në suksesin minimal ndaj Feronikelit në javën e 28-të të Superligës së Kosovës. Sulmuesi 34-vjeçar realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 20-të pas ekzekutimit të saktë të një goditjeje të lirë.

Sulmuesi nga Bregi i Fildishtë, Razak Keita, kishte tri raste të tjera për ta thelluar rezultatin, një prej tyre nga pika e bardhë e penalltisë (35’), por ishte i pasaktë në konkludim.

Gjatë pjesës së dytë munguan rastet e pastra, me Gjilanin që u mjaftua me administrimin e epërsisë, për të siguruar fitoren e tretë në katër sfidat e fundit nën drejtimin e Ismet Munishit.

Fitore e thellë 4-1 e Ballkanit ndaj Besës së Pejës në sfidën e luajtur në Suharekë. Për ekipin e drejtuar nga Bledi Shkëmbi realizoi golin që zhbllokoi takimin Meriton Korenica, ndërsa për pejanët barazoi Andi Qorri. Arbër Hoxha humbi pe penallti për vendasit pa u mbyllur pjesa e parë, gjithsesi Ballkani shënoi tri herë pjesën e dytë me Korenicën, Gripshin dhe Prekazin. Me këtë sukses Ballkani barazon me 58 pikë Dritën kryesuese, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...