Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prognoza e Salihit: Skënderbeu merr titullin, ëndërr ta shpallja Vllazninë kampion

Hamdi Salihi po shkëlqen në futbollin austriak me Winner Neustadt, skuadër me të cilën është në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në elitë. Në një lidhje me “Zona Gol”, “bomberi” shkodran analizoi edhe Karagorinë Superiore, duke theksuar se Skënderbeu është mbi të tjerët dhe rrugën drejt titullit e ka thuasje pa pengesa.

Besoj se do të jetë e vështirë për rivalët, sepse përveç startit të gabuar ata po vonohen për ta kapur Skënderbeun. Vazhdojnë të kenë probleme dhe shumë shpejt do e pranojnë edhe ata fatin e tyre për këtë vit.

Golashënues në fushë edhe jashtë saj, me 15 golat e tij, Salihi po udhëheq Wiener Neustadt drejt ngjitjes në elitën e futbollit austriak.

E dija që do të ndihesha mirë për veten dhe familjen, por nuk e kisha parashikuar kaq mirë edhe në aspektin sportiv. Por oreksi vjen duke ngrënë dhe çdo javë që kalonte ishim të bindur se do të bënim diçka të mirë. Tani jemi pretendentë kryesorë dhe në rrugë të mbarë për t’u ngjitur në kategorinë e parë. Këtë herë ngjiten tre ekipe, dy direkt dhe një me play off. Shansi është që edhe nëse nuk e mbyll në vendin e parë, je në rregull edhe me vendin e dytë.

Nga kategoria e dytë drejt elitës, njësoj si Tirana, skuadra e tij e zemrës. Për Salihin situatat janë tërësisht të ndryshme, ndërsa në një rikthim hipotetik për të ndihmuar një prej ish-skuadrave të tij, do të zgjidhte të ndihmonte Vllazninë, që po vuan prej vitesh.

Situata me Tiranën? Janë pak më ndryshe. Rithimi i Tiranës është i domosdoshëm, ndërsa kalimi ynë në elitë do të ishte një mrekulli me buxhetin që ka ekipi dhe me rivalët e kampionatit. Situatat ndryshojnë, por është gjithmonë shumë e vështirë, mbi të gjitha kur je ekip i vogël dhe ku nuk ka ekzistuar mentaliteti i fituesit. Këtë po arrijmë ta bëjmë mjaft mirë. Do të ishte ëndërr ta fitoja një titull me Vllazninë, do të kishte qenë diçka shumë e madhe. Ndërsa Tirana besoj që do të organizohet shumë shpejt dhe e shoh konkurruese. Për këtë arsye nëse hipotetikisht do të kisha zgjedhur një skuadër shqiptare për të luajtur dhe ta ndihmoja, do të thosha Vllazninë.

Ku e sheh diferencën më të madhe Salihi mes futbollit austriak dhe atij shqiptar?

Diferenca me kampionatin shqiptar është organizimi dhe serioziteti i çdo klubi. Pastaj infrastruktura bën një diferencë të madhe në futboll. Në kampionatin tonë kemi shumë talente apo lojtarë të mirë, por nuk kemi skuadra të mirorganizuara. Këtu me pak talente organizohen mjaft mirë, kanë disiplinë dhe taktikë dhe kjo e bën futbollin më konkurues dhe më të vështirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...