Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Programi i Futbollit për Shkolla”, Kushi: Tri pikat kryesore të projektit, do shtrihet në çdo qytet

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat”, që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s.

Ministrja Evis Kushi foli në konferencën e përbashkët për shtypin bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së, ku zbuloi edhe tri pikat kryesore të projektit.

“Në shtatorin e vitit të kaluar, Shqipëria u vizitua nga presidenti i FIFA-s, zoti Infantino. Diskutuam për shumë projekte, jo vetëm për mbështetjen e futbollit në Shqipëri, por edhe për shumë mundësi dhe mbështetje që FIFA ofron për vendet anëtare për futbollin e shkollave. Që të nesërmen nisëm nga puna bashkë me FSHF-në për të hartuar projektin dhe marrëveshjen që do firmosim sot, që është i fokusuar kryesisht:

  • Në krijimin e ekipeve të futbollit në shkollat 9-vjeçare.
  • Në furnizmin me bazë materiale të shkollave për zhvillimin e këtyre aktiviteteve sportive.
  • Trajnimin e mësuesve të edukimit fizik, që më pas do të shërbejnë si trajnerë të ekipeve sportive në të ardhmen.

Ky projekt do të mbështetet totalisht nga FIFA. Në fazën e parë do të përfshihen 116 shkolla 9-vjeçare, për djem dhe vajza, ndërsa në fazën e dytë do të jenë 416 shkolla të tjera. Hap pas hapi qëllimi do të jetë identifikimi dhe mbështetja e talenteve, por mbi të gjitha do të jetë një projekt që mbështet familjet shqiptare. 

Futbolli është ndër sportet më popullore. Ky projekt është mbështetje për familjet shqiptare, fëmijët e tyre do përfshihen në ekip të ndryshme të futbollit pa paguar para. Lehtësohet edhe barra e familjeve për të angazhuar fëmijët në sportin e futbollit.

Kemi një sërë projektesh të tjera, si ai i ekipeve sportive për volejboll dhe basketboll, me rreth 10 mijë nxënës të angazhuar në gjithë Shqipërinë, por edhe shumë mësues.

Ky projekt do shtrihet në gjithë qytetet e Shqipërisë. Sporti për nxënësit është shëndet, shëndet fizik, shëndet mendor, shëndet social, por zhvillimi i sportit është edhe zhvillim ekonomik, zhvillim për turizmin dhe është promovimi më i mirë që i bëhet Shqipërisë. Falënderoj shumë FSHF-në dhe presidentin Duka, me të cilin kemi bashkëpunim të mirë, edhe për projekte të tjera.

Do punojmë që të bëjmë realitet kualifikimin në Euro 2024 të Kombëtares. Mbi të gjithë faleminderit edhe FIFA-s dhe zotit Infantino, i cili u angazhua personalisht në këtë projekt”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Sporteve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...