Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Projekt kolosal, ja çfarë po planifikon Laporta për merkaton e verës

Pas merkatos së janarit, që rezultoi produktive, Barcelona po përgatitet për afrimet e verës. Duket se presidenti i klubit “blaugrana” ka ide të qarta dhe një prioritet në projektin e tij.

Në listën e Barçës për afrimet që dëshiron të bëjë në verë janë Franck Kessie, Cesar Apilicueta, Andres Christensen dhe Alejandro Grimaldo, ndërsa në janar klubit të katalanasve iu bashkuan Ferran Torres, Adama Traore, Dani Alves dhe Pierre Aubameyang.

Megjithatë përtej këtyre emrave, Laporta ka prioritet të padiskutueshëm vetëm një emër dhe ai është një sulmues.

Sipas raportimeve të “SPORT”, pavarësisht afrimit të Aubameyang këtë dimër, klubi katalanas është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm. Deri më tani, objektivi numër një duket të jetë Erling Haaland, por në rast se ky transferim nuk bëhet, atëherë Barcelona do të synonte profile të tjera si Alexander Isak, Lautaro Martinez apo Robert Lewandowski.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...