Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Projekti i Laçit, drejtuesit u besojnë të rinjve

Laçi vijon të jetë një nga skuadrat me një strategji të qartë. Sigurisht që kurbinasit nuk kanë një staf të zgjeruar, ashtu sikur e kërkon një klub profesionist, por struktura është e konsoliduar dhe idetë janë të qarta. Presidenti Pashk Laska vijon t’u besojë të rinjve, lojtarëve të cilët mund t’i japin Laçit jo vetëm freskinë fizike, por edhe mundësinë për të mbushur arkat e klubit.

Largimet e Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt u panë si një ogur i keq, por dalëngadalë te Laçi po konfigurojnë jo vetëm skuadrën e Eruopës, por edhe atë të së ardhmes. Afrimi i mesfushorit të Kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë, Julian Shehu, po pasohet me rinovimet e elementëve të rëndësishëm në skuadër, pavarësisht moshës së tyre ende të re. Regi Lushkja dhe Redon Xhixha kanë vendosur të vijojnë me bardhezinjtë edhe për dy edicione të tjera, duke bërë që Laçi të ruajë boshtin e skuadrës, e cila sheh momentalisht vetëm 3 futbollistë të ashtuquajtur veteranë.

Ndriçim Shtubina, pavarësisht 32 viteve mbi supe, tregoi që mbetet një vlerë e shtuar e këtij grupi, Sebastian Toro, 29 vjeç, me paraqitjet e tij fitoi statusin e një prej qendërmbrojtësve më të fortë, ndërkohë që së fundmi është afruar edhe 31-vjeçari Aleksandër Ignjatovic, që pritet të përforcojë më shumë repartin e prapavijës.

Një strategji e hartuar me kujdes dhe që, pavarësisht buxhetit minimal, duket se ka dhënë frutet e duhura te Laçi, që vijon të jetë rregullisht pjesëmarrës në kompeticionet e UEFA-s, duke mbushur në këtë mënyrë arkat e klubit.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...