Edhe nëse do të arrijë ta kualifikojë skuadrën në Champions League, Bruno Genesio do të largohet nga stoli i Olympique Lyon në fund të këtij sezoni, madje mediet kanë zbuluar edhe emrin e trajnerit të ri të skuadrës franceze. Bëhet fjalë për brazilianin Sylvinho. Ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Manchester City-t dha dorëheqjen nga detyra si trajneri i përfaqësueses olimpike të Brazilit U-23, pasi ka marrë një ofertë për drejtimin e Lyon të cilën e ka pranuar me kënaqësi. Ndryshime do të ketë edhe në kastën drejtuesve të klubit francez pasi ish-mesfushori brazilian Juninho Pernambucano do të emërohet drejtori i ri sportiv i Lyon.
