Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Projekti i ri i Zidane te Reali nis nga mesfusha, rinovon edhe Modric!

Pas Toni Kroos një tjetër lojtar shumë i rëndësishëm i mesfushës së Realit të Madridit do të rinovojë kontratën me Los Blancos. Bëhet fjalë për fituesin e Topit të Artë Luka Modric. Zinedine Zidane ka dhënë ok-in që Modric të qëndrojë në skuadër edhe për 2 sezonet e ardhshme dhe drejtuesit e klubit merengues do tia zgjasin me 1 vit kontratën aktuale 33-vjeçarit e cila i skadon në verën e vitit 2020. Sipas mediave spanjolle në ditët e ardhshme lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018, do të hedhë firmën mbi kontratën e re që do ta lidhë me Realin e Madridit deri në vitin 2021.

Pavarsisht se mosha nuk premton më, Zidane ka bindjen se Modric me eksperiencën e tij do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën dhe për lojtarët e rinj që do të vinë. Me rinovimin, bie poshtë çdo mundësi që kroati të largohet nga Santiago Bernabeu dhe Modric do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Juventusin dhe sidomos për Interin që verën e kaluar shfaqi interes të madh për kroatin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...