Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Projektohet dueli i dyfishtë i revanshit mes Mayweather dhe McGregor

Hidhet një hap për realizimin e duelit të ri mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Ndeshja e revanshit mes kampionit të botës në boks në pesë kategori të ndryshme dhe “yllit” të UFC-së, por diskutohet prej kohësh nga promotorët e të dy sportistëve. Bisedimet kanë rifilluar për të fiksuar jo një, por dy duele: fillimisht në një ring boksi dhe më pas në oktagon (MMA). Kontrata, sipas “The Sun”, do të mbyllej për një shifër rekord prej 1.5 miliardë dollarësh.

Mayweather, 45 vjeç, do të debutonte në një garë sipas rregullave të Arteve Marciale të Përziera. Të dyja ndeshjet kërkohen të jenë zyrtare. Në këtë mënyrë, “The Money” do të vinte në rrezik rekordin e tij perfekt prej 50 fitoresh e zero humbjesh. Nëse kontratat nënshkruhen, vendet e zgjedhura për të dy duelet do të jenë Abu Dhabi dhe Arabia Saudite në vitin 2023.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...