Premier League

Pronarët e Newcastle shpërblejnë trajnerin me kontratë afatgjatë

Pronarët e rinj të Newcastle votëbesojnë Edie Howe. Trajneri aktual i “Magpies” nënshkroi një kontratë të re “afatgjatë” këtë të premte, vetëm nëntë muaj pas mbërritjes së tij në “St James’ Park”.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të përkushtohem në të ardhmen në këtë klub të jashtëzakonshëm. Jam jashtëzakonisht krenar që jam trajneri kryesor i Newcastle United dhe kam shijuar çdo moment këtu”.

Newcastle pritej të shpenzonte shuma të mëdha gjatë verës me mbështetjen e Fondit të Investimeve Publike Saudite. Mirëpo deri më tani shpenzimet kanë qenë relativisht të përmbajtura (vetëm 60 milionë stërlina). Janë blerë vetëm emra të tillë si: mbrojtësi holandez, Sven Botman, portieri Nick Pope, si dhe u arrit një marrëveshje e përhershme për mbrojtësin e majtë Matt Targett.

Newcastle e nis sezonin në Premier League të shtunën, në shtëpi, ndaj Nottingham Forestit të sapopromovuar në elitë.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency