Pronari i Chelsea-t, Tood Boehly, ka si synim kryesor blerjen e holandezit Frenkie de Jong në merkaton e verës.
“Football Insider” raporton se me ofertën e duhur klubi i Barçës do të lëkundet e do të pranojë shitjen e mesfushorit, pasi do të çlirohej nga paga e tij e lartë, si dhe do të arkëtonte një shumë të majme parash për t’i investuar te blerjet e reja.
Boehly ishte në Barcelonë verën e kaluar për të biseduar rreth çështjeve të ndryshme të merkatos me presidentin e Barçës, Joan Laporta.
Mes dy klubeve u krye një operacion si transferimi në minutën e fundit të Aubameyang dhe kalimi i Marcos Alonsos si lojtar i lirë në “Camp Nou”.
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Chelsea gjithashtu pati përplasje në merkato me klubin “Blaugrana” në negociatat për Koundé dhe Raphinhan, që në fund iu bashkuan gjigantëve spanjollë.
Pronari milioner i Chelsea-t u interesua në verë për mundësinë e nënshkrimit të De Jong, duke e ditur që Manchester United kishte paraqitur një ofertë.
Barça i dha atij lirinë për të negociuar me holandezin, por Frenkie vendosi të qëndronte te Barça.
Klubi “Blaugrana” tani e ka të qartë se De Jong është i patransferueshëm dhe e sheh shumë të vështirë që futbollisti të pranojë të largohet, sepse paga e tij është shumë e lartë. Gjithsesi, Boehly do ta tentojë blerjen e holandezit.
De Jong është ende në listën e dëshirave të Man. United, duke parë vështirësitë për të mbërritur te Bellingham.
