Pronari i ri i Lyonit “thumbon” PSG-në: Nuk do pasurohemi me investitor nga Katari, duam trofeun e Championsit

Një epokë e re ka nisur në Olympique Lyon. John Textor, fitues i tetë çmimeve Oscar për efekte speciale dhe përveç kësaj, pronar i ekipeve si Crystal Palace apo Botafogo, është paraqitur si aksionari kryesor i ekipit francez në një konferencë për shtyp në të cilën ai nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të “shigjetuar” projektet e PSG-së.
“Nuk më pëlqejnë projektet si PSG. Nëse ne vazhdojmë të bëjmë atë që Jean-Michel Aulas ka bërë prej disa vitesh dhe të ofrojmë argëtim dhe teknologji, do të jemi në gjendje të fitojmë më shumë para sesa me një investitor nga Katari,”-tha Textor kur u pyet nëse modeli i tij i investimit në Lyon do të ngjajë me atë të PSG-së apo do t’i afrohet atij të viteve të para të mandatit të Jean-Michel Aulas, i cili do të vazhdojë, pavarësisht ndryshimit të pronësisë, si president i klubit.
Pronari i ri i Lyon-it u tregua ambicioz dhe pranoi se një nga objektivat e tij është të fitojë Champions League-n.
“Kur blemë Botafogon në Brazili, në kategorinë e dytë, nuk kishte fituar asnjë titull për disa dekada, dhe vitin e kaluar arritëm ta mposhtim Flamengon. Duam të fitojmë kampionate, Jean-Michel dëshiron të kthehet në vijën e parë të skenës evropiane, dua të fitojmë Champions Leaguen. Shpresoj se mund të ëndërrojmë për të”,-tha ai.
