Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Propozimi interesant nga Australia, Premier League mund ta mbyllë sezonin në vendin e kangurëve!

Australia mund të jetë shpëtimtarja e Britanisë së Madhe të paktën përsa i përket futbollit elitar. Australia nuk është shumë e prekur nga Covid-19 ndryshe nga Anglia që është në kulmin e epidemisë dhe për këtë arsye agjenti anglez Gary Williams që jeton në Perth të Australisë i ka propozuar Premier Leagues të luajë 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në Australinë Perëndimore për të kompletuar në këtë mënyrë sezonin aktual. “ Klubeve angleze u pëlqën kjo ide ashtu siç u pëlqen edhe disa drejtuesve të qeverisë me të cilët kam biseduar”, u shpreh Gary Williams.

Sipas asaj që raporton gazeta The Sun një senator australian është i mahnitur nga ideja që ka hedhur Gary Williams dhe ka nisur kontaktet me qeverinë dhe ministrin e sporteve për të marrë mbështetjen e tyre për këtë ide fantastike. Në Perth janë vetëm 4 stadiume që mund të plotësojnë kushtet për të luajtur ndeshjet e Premier League. Optus Stadium më i madhi me një kapacitet prej 65 mijë vendesh, Perth Oval prej 20 mijë e 500 vendesh, fusha e kriketit WACA prej 24 mijë e 500 vendesh Joondalup Arena me një kapacitet prej 16 mijë vendesh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...