Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Propozimi interesant nga një klub anglez, Premier League të zhvendoset në Kinë!

Premier League mund të zhvendoset në Kinë për të përfunduar këtë sezon futbollistik. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga mediat britanike, burim që i referohet kërkesës që një klub i Premier Leagues emri i të cilit nuk zbulohet i ka bërë federatës angleze të futbollit.

Sugjerimi i veçantë ka baza konkrete pasi aktualisht Kina është vendi më i sigurt në botë përsa i përket emergjencës së koronavirusit pasi e ka kaluar më herët këtë virus vdekjeprurës. Klubi anglez i ka bërë të ditur federatës së futbollit se për të shmangur skenarin më të keq të një humbje të madhe të financimeve nga të drejtat televizive, kampionati të zhvendoset në Kinë, ku tashmë duket se situata nga Koronavirusi është qetësuar.

Klubi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, raportohet të ketë thënë se duhet të bëhet njësoj siç ndodh me turneun e verës dhe ndeshjet të luhen në Azi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...