Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Portieri i Ekuadorit i vuri këmbën në fyt, braziliani shpëton mrekullisht (video)

Sulmuesi i Barazilit, Mattheus Cunha, shpëtoi mrekullisht në sfidën eliminatore të Botërorit “Katar 2020”, të zhvilluar përballë Ecuadorit, në kryeqytetin Kuito, në lartësinë 2850 metra mbi nivelin e detit. Në minutën e 15-të të takimit, teksa “Seleçao” po kryesonte 0-1 falë golit të shënuar nga Casemiro që në minutën e 6-të, portieri i vendësve, Dominguez, bëri një ndërhyrje “kung fu” ndaj futbollistit të Atleticos së Madridit, duke i rrezikuar madje edhe jetën.

Në këtë rast, është me vend përdorimi i zhargonit “u vuri këmbën në fyt”. Pamjet janë të frikshme, ndërsa shenjat e takave në qafën e 22-vjeçarit brazilian tregojnë më shumë për goditjen që ka marrë. Me të drejtë kryesori i tregoi kartonin e kuq portierit.

Sa i përket kronikës, ndeshja përfundoi 1-1, pasi Ekuadori barazoi në të 75-tën me Torres. Duhet theksuar që forcat në fushë u barazuan që në minutën e 20-të, pas ndëshkimit të Emerson Royal me kartonin e dytë të verdhë. Brazili e ka siguruar kualifikimin, pasi kryeson me 36 pikë, ndërsa Ekuadori hedh një tjetër hap të rëndësishëm me pikën e marrë, duke shkuar në kuotën 24, në vendin e tretë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...