Francë

Protagonist në finale, Neymar: PSG “flakë” nëse shkëlqejmë unë, Messi dhe Mbappe

Neymar ishte protagonisti i madh në fitoren 4-0 të PSG-së në finalen e Superkupës së Francës ndaj Nantes. Sulmuesi brazilian realizoi dy herë në triumfin me “poker”. I pari ishte një kryevepër, ndërsa goli i dytë erdhi nga pika e bardhë.

Ishte nje ndeshje e bukur, komplimente skuadrës. Një ndeshje që na dhuroi trofe, pikërisht çfarë donim të fitonim“, deklaroi Neymar në prononcimin pas ndeshjes. Më pas një koment për Leo Messin, autori i golit të parë që hapi takimin.

 

Nuk besoj se ka ‘lindur’ një Messi i ri. Njerëzit flasin shumë, por nuk e dinë se çfarë ndodh. Leo do të jetë gjithmonë Leo. Ai nuk do të ndryshojë, do të mbetet gjithmonë futbollisti që bën diferencën.

 

Shpresojmë të vazhdojmë kështu në sezonin e ri, dua që gjithçka të shkojë mirë për Kylian, për Leon dhe për mua. Nëse do jemi në formë do të jetë diçka e bukur për PSG-në”, deklaroi 30-vjeçari.

 

Christophe Galtier e nisi me trofe aventurën e tij në stolin e kampionëve të Francës, që siguruan trofeun e Superkupës përe herë të 11-të në histori, rekord në Francë.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency