Pas humbjes 6-2 nga Girona, Almeria u rikthye në formë duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj kryesuesve të La Liga, Barcelonës.
Lexo edhe:
- Për herë të parë nga tetori, rekordi negativ i Barcelonës ndaj Almerias
- “Ula rrogën për Leaon”, Ibrahimovic: Gabon kush mendon se do të luaj vetëm 5 minuta
- Reja elozhe për Napolin: Është skuadra italiane më e mirë në histori, ecën edhe në Champions
- Fundjava e legjionarëve/ Asnjë gol e asist, Gjasula rikthimi i madh nga kuqezinjtë
Duke folur për mediet pas këtij takimi, një ndër protagonistët e Almeria, Rodrigo Ely, ish-mbrojtësi i Milanit, tha se kjo fitore u duhej shumë atyre.
“Na duhej një lojë e tillë, pas asaj që ndodhi ditën e fundit. Ne punuam shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Ky sukses do të na japë besim, duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë në kampionat. I gjithë ekipi ka punuar shumë mirë,”-tha ai.
