Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Protestat në Iran, Taremi: Në çfarë gjuhe na kuptoni?! E turpshme, ndalni dhunën ndaj femrave

Në Iran po zhvillohen protesta të fuqishme, sidomos nga ana e femrave, të cilat kërkojnë më shumë liri dhe të drejta. 22-vjeçarja Mahsa Amini humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit, duke ndikuar që mijëra njerëz të dilnin në shesh për të protestuar.

Situata është acaruar edhe më shumë pas vrasjes me 6 plumba të 20-vjeçares Hadis Najafi. Protestuesja bionde ishte ndër më aktivet. Ajo qëndroi me guxim kundër policëve iranianë, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”.

Kryeqyteti i Teheranit është përfshirë nga kaosi, ndërkohë që raportohet se rreth 76 persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave. Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Sardar Azmoun shkroi një letër publike duke u vendosur përkrah protestuesve në vendin e tij.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe Mehdi Taremi. Goleadori i Portos, autor i 27 golave në 60 ndeshje me kombëtaren iraniane, shkroi këto fjalë në rrjetet sociale: “Detyra ime, përgjegjësia ime dhe puna ime është t’i bëj njerëzit të lumtur. Ngjarjet e netëve të fundit nuk janë të denja për njerëz të respektuar.

Ky nuk është Irani! Më ka ardhur turp kur kam parë disa video ku shihet sjellja e keqe dhe dhuna ndaj grave. Në çfarë gjuhe duhet të ngremë problemet dhe shqetësimet tona në mënyrë që të dëgjohemi?

Zyrtarët kanë për detyrë të ofrojnë mirëqenie dhe rehati për popullin e respektuar të Iranit. Dhuna dhe përdorimi i forcës ndaj njerëzve nuk zgjidh asnjë problem, dhe nuk janë aspak të pranueshme”, proteston 30-vjeçari, duke mbështetur kauzën dhe reagimin e bashkëpatriotëve të tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...