Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Protesta në Bosnjë: lojtarët ulen në fushë kundër gjyqtarit!

Përveç spektaklit dhe golave në ligat më të mëdha europiane, kjo fundjavë u karakterizua edhe nga një ngjarje e pazakontë; nga ato që rrallë shihen në fushat e lojës.

Në derbin ndërmjet Zvijezdas dhe Bosna Visoko në Kategorinë e Dytë boshnjake, të zemëruar nga vendimet e arbitrit, lojtarët miq vendosën që në minutat e fundit të mos e vazhdonin ndeshjen.

Pas konsultës me trajnerin dhe stafin teknik, futbollistët e Bosna Visokos zgjodhën të mos e përfundonin një ndeshje, ku të gjitha episodet ishin kundër tyre, sepse mendonin se arbitri po i dëmtonte qëllimisht.

Por, nëse braktisja e fushës mund të shoqërohej me penalitete të rënda, si për individët ashtu edhe për ekipin, lojtarët zgjodhën që protestën e tyre ta bënin thjesht duke u ulur në fushë, ndërsa po humbisnin 1-0.

Pavarësisht se rivalët qëndronin të palëvizshëm në fushë, futbollistët e ekipit vendas vazhduan lojën, madje duke shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë. Imazhet e protestës së Bosna Visokos, por edhe mungesa e “fair playt” nga ekipi i Zvijezdas bën xhiron e Europës, ndërsa tashmë Federatës së Bosnjës i duhet të marrë një vendim jo vetëm për ngjarjet në fushë, por edhe për akuzat për korrupsion drejtuar arbitrave të ligave të ulëta.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...