Premier League

Protesta në “Old Trafford”, edhe Gary Neville kërkon largimin e familjes Glazer

Java e 34 e Premier League mund të ishte ajo e dorëzimit të titullit me Manchester Cityn e Pep Guardiolës që priste të festonte triumfin falë rivalit të tij të madh, Liverpoolit të Jurgen Klop. Citizens e kishin bërë detyrën e tyre të shtunën duke mposhtur Crystal Palace dhe duhet vetëm të prisnin rezultatin e supersfidës mes Manchester United dhe Liverpool, ku çdo rezultat tjetër përveç fitores së “djajve të kuq” i shpallte zyrtarisht kampionë

Gjynah që nuk u luajt, pasi tifozët e “Djajve të Kuq”, të hedhur në protestë kundër pronarëve të familjes Glazer, që kur klubi pranoi t’i bashkohet Superligës, vendosën të sulmojnë “Old Tradfford”, duke bërë skena që kanë kthyer pas me disa dekada akrepat e futbollit anglez.

Siç bën të ditur tabloidi “The Sun”, një polic ka përfunduar në spital pasi është goditur në fytyrë me një shishe dhe ka patur edhe momente kur dikush hodhi një tymuese drejt studios së Sky Sports ku po përgatitej transmetimi i ndeshjes që mund të vendoste Premier League, ndaj
Graeme Sounnes, ish i Liverpoolit detani opinionist, nuk i kurseu kritikat.

“Jemi këtu dhe themi që protesta është e shenjtë, por një budalla i fshatit mund të vriste ndokënd. Kanë hedhur një tymuese e cila nëse të godet në fytyrë, të lë një shenjë që mbetet për gjithë jetën. Nuk dua t’i kritikoj të gjithë tifozët e United, por duhet patur kujdes”, deklaroi skocezi Sounnes.

Ndërkohë Gary Neville u përqendrua te aspekti politik i çështjes, nëse mund të thuhet kështu. Ish-lojtari i Manchester United praktikisht i kërkoi familjes Glazer të shesë klubin, duke nënvizuar se si që nga 2004-a, vit kur amerikanët e kanë blerë, gjërat kanë ndryshuar për keq.

“Morën një skuadër që arrinte në finalen e Champions League dhe që fitonte Premier League çdo vit, ose të paktën çdo dy vjet. Tani u bënë 8 sezone që nuk fitojnë kampionatit. “Old Trafford” po bie përtokë ndërkohë që edhe qendra stërvitore nuk është as mes 5 më të mirave të Anglisë. Nëse shesin klubin do të fitonin shumë dhe besoj se është ky momenti për të bërë gjënë e duhur”, u shpreh Neville.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency