Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Protokolli i sigurisë në Gjermani, ndalon trajnerin e kombëtares të shkojë në stadium

Bundesliga gjermane do të rinisë me një super derbi, Borusia Dortmund – Schalke dhe me masa të larta sigurie për zbatimin e protokollit mjekësor në këtë periudhë pandemie globale. Masat e sigurisë kanë prekur edhe trajnerin e kombëtares gjermane Joachim Low, i cili nuk do të ketë mundësinë të ndjekë performancën e futbollistëve të tij nga stadiumet.

Teksa vëmendja e gjithë botës futbollistike këtë javë është në Bundesligë për mënyrën e përshtatjes së futbollit me rregullat e reja, duket se në Gjermani janë të bindur të zbatojnë me rigorozitet gjithçka. Sipas të përditshmes gjermane Bild, timonierit të “pancerave” Joakim Low i është mohuar qëndrimi në stadiume për të vëzhguar futbollistët, deri në një urdhër të dytë, kur të lejohet pjesëmarrja e personave në shkallët e stadiumeve.

Për momentin ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe me një numër të reduktuar personeli në stadium për shkak të masave të mara për të minimizuar rrezikun nga virusi Covid-19. Këtij rregulli nuk i shpëton asnjë, duke përfshirë edhe trajnerin e përfaqësueses gjermane, që yjet si Timo Werner, Kai Havertz apo Serge Gnabry duhet t’i shohë nëpërmjet ekranit të televizorit.

Bundesliga rikthehet në fushë me derbin e Ruhrit te shtunën në orën 15:30 me sfidat që do të transmetohen në kanalin 99 të platformës Digitalb.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...