Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Provat e lira në Jeddah/ Leclerc lë pas Verstappen, zhgënjen Hamilton

Charles Leclerc shënoi kohën më të shpejtë në seancën e fundit të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite. Max Verstappen doli i dytë, duke u ndjekur më pas nga nga piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz u rendit i katërti. Mercedes, nga ana tjetër nuk doli mirë, pasi Hamilton u rendit i 11-ti, ndërsa Russell i 14-ti.

Performanca e pilotëve të Ferrarit tashmë nuk surprizon më askënd, pasi Leclerc po tregon se do të jetë “kërcënim” serioz për Verstappen në këtë kampionat.

Ngritja e Ferrarit, nga ana tjetër mungesa e Mercedes në krye të renditjes, janë duke ndryshuar Formula 1, me një konkurrencë në rritje mes dy pilotëve të rinj Max Verstappen dhe Charles Leclerc, që shihen edhe si e ardhmja e këtij sporti në vitet e ardhshme.

Fernando Alonso me Alpine-n nuk ia ka dalë të marrë një rezultat shumë të kënaqshëm dhe është renditur në vend të nëntë. Ndërsa djali i legjendës së F1, Michael Schumacher, Mick Schumacheri, i cili garon për Haas-in, e mbylli këtë garë në vend të 12-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...