Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Provo sërish”, Rodrygo zbulon si u “tall” Modric me Salah: Fjalët e egjiptianit na motivuan!

Real Madrid triumfoi me rezultatin 1-0 në finalen e Champions League të zhvilluar në Paris teksa mposhti Liverpool për herë të dytë brenda katër viteve. Në fakt, pritej një hakmarrje e The Reds për disfatën në vitin 2018, teksa Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool para përballjes me Real Madrid e bëri të qartë se finalja e 2022-shit do të kishte një tjetër histori.

Megjithatë, në fund egjiptianit me shokë ju desh të bëheshin dëshmitarë të festës së madrilenëve e po ashtu edhe të ngacmimeve të lojtarëve të Los Blancos. Sulmuesi Rodrygo tregon se si fjalët e Salah para finales ku shprehej i sigurt për hakmarrje, motivuan grupin e Real Madrid ndërsa braziliani zbulon edhe se si Modric u “tall” me egjiptianin pas përfundimit të ndeshjes.

“Kur një kundërshtar të provokon, atëherë thjesht kërkon me patjetër të fitosh që më pas të tallesh me ta. Në stërvitje gjithnjë mendonim për ato që kishte thënë Salah dhe në mendjen tonë e kishim të qartë se duhej të fitonim dhe më pas ta vendosnim në lojë atë.

Kur mbaroi loja ne ishim duke bërë një xhiro përreth fushës, lojtarët e Liverpool po kalonin dhe Salah kishte ulur kokën dhe ishte i mërzitur. Modric i kaloi aty pranë e pa dhe i tha; Faleminderit Salah, provo sërish herës tjetër”, tregon Rodrygo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...