Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Provokimi i Vinicius në Mallorca, i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” kapiteni Raillo

Pasdite e zjarrtë në Mallorca, ku Reali i Madridit u mposht 1-0 falë autogolit të Nacho Fernandezit, i detyruar nga Muriqi të çojë topin në portën e tij. Goli i shpejtë i Mallorcas shkaktoi nervozizëm te “Los Blancos”, i reflektuar sidomos te sjella e Vinicius Junior.

Në fund të pjesës së parë, talenti brazilian u largua dukshëm i zemëruar nga fusha dhe para se të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, provokoi tifozët vendas duke treguar dhe puthur stemën e Realit të Madridit.

Një veprim pa dyshim që nuk u pëlqeu kundërshtarëve dhe në veçanti kapitenit të Mallorcas, Raillo, i cili në fillim të pjesës së dytë iu afrua Vinicius në mënyrë kërcënuese duke i treguar stemën e skuadrës së tij.

Nga ana tjetër, edhe para ndeshjes, Raillo e kishte sulmuar rëndë Viniciusin, duke e akuzuar për “mungesë respekti”.

Ancelotti ka reaguar në mbrojtje të brazilianit:

“Për mua ai është një futbollist i madh, nipërit e mi janë të gjithë me Vinicius. Të rinjtë e pëlqejnë këtë lloj lojtari që ka shumë aftësi dhe është spektakolar me topin. Nipat e mi kanë fanellën Vinicius dhe nuk duan një tjetër. Secili ka mendimin e vet”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...